Eurodeputetët ‘pro’ ndalimit të shitjeve të makinave me benzinë deri në 2035

9 Qershor 2022 | 14:35

Deputetët e Parlamentit Europian votuan në shumicë të mërkurën për të ndalur shitjen e makinave me benzinë deri në vitin 2035.

Megjithatë, kjo duhet të marrë miratimin e Këshillit Europian përpara se të përkthehet në ligj por vota në parlament konsiderohet si një step kyç i këtij procesi.

Nëse miratohet, kjo nënkupton një rënie në shitjen e automjeteve hibride  dhe tranzicion të shpejtë drejt modeleve elektrike.

Mbështetja e Parlamentit vjen pas një sërë refuzimesh në çështje të tjera që konsiderohen si kyçe për klimën gjatë debateve të së mërkurës.

“Ndihem i lehtësuar dhe i lumtur me rezultatin”, tha eurodeputeti holandez Jan Huitema, një ndër përpiluesit e draftit.

Parlamenti refuzoi më herët tri propozime të rëndësishme, përfshi një ligj për reformimin e tregut të karbonit.

Njoftimi i Komisionit se do të largohej nga makinat me motorë me djegie të brendshme erdhi gushtin e vitit të shkuar. Për të lehtësuar kalimin drejt automjeteve elektrike, Komisioni tha se duhej që të gjitha vendet anëtare të hapnin më shumë pika karikimi, të paktën çdo 60 kilometra në autostradat kryesore.

Industria e makinave luan një rol thelbësor në ekonominë e Europës, duke përbërë 7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto dhe punësimin e 14.6 milionë europianëve.

Por nga ana tjetër ky është i vetmi sektor ku po shtohen emetimet e gazrave serë, ku makinat kontribuonin në 21 për qind të emetimeve të dyoksidit të karbonit në 2017.

Bashkimi Europian është ndotësi i tretë më i madh në botë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026