Arrestohet ‘pronari’ i laboratorit të kriptomonedhave në Shkodër

9 Qershor 2022 | 15:11

Policia e Shkodrës ka arrestuar Jetmir Mehjan për laboratorin e kriptomonedhave.

Sipas policisë Mehja është poseduesi i 16 pajisjeve elektronike që u gjetën në një magazinë pak kohë më parë, të cilat shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Për 21-vjeçararin gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Operacioni nisi para dy javësh, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrancë  E. M., 43 vjeç, të cilët kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit të kriptomonedhave virtuale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026