Mbetjet e Durrësit, eksperti i mjedisit Ferruni: Politika aktuale vështirë të ndryshojë gjë
“Politikat që po ndiqen aktualisht vështirë të ndryshojnë situatën e menaxhimit të mbetjeve,” – kështu u shpreh për Euronews Albania, eksperti i mjedisit Lavdosh Ferruni teksa analizoi gjendjen me të cilën po përballet Durrësi, ku ditët e fundit nuk qenë grumbulluar mbeturinat urbane.
Ferruni ironizoi se “tre ditë me plehra në Durrës” nuk bëjnë më përshtypje për sa kohë, me një përjashtim të vogël, “për 30 vjet në Shqipëri plehrat janë hedhur kudo”.
Ai u shpreh pesimist nëse situata do të ndryshojë apo jo në qytetin bregdetar.
Mbyllja e vendgrumbullimit të Porto Romanos në Durrës ka vënë në krizë menaxhimin e mbetjeve urbane të këtij qyteti pasi Bashkia nuk ka pasur ku t’i dërgojë.
Qeveria i ka dhënë si mundësi dërgimin e plehrave në vendgrumbullimin e Sharrës në Tiranë, zgjidhje e cila është denoncuar nga opozita si “pazar mafioz” për shtimin e të ardhurave të koncesionarit, i cili ka ndërtuar veç vendgrumbullimit edhe një impiant incenerimi.
Mirëpo Ferruni sqaroi se në Sharrë nuk ka incenerator, por vetëm vendgrumbullim mbetjesh, ose së paku inceneratori nuk është vënë në punë.
“Inceratori është impianti që trajton mbetjet me proces djegie me temperaturë rreth 1,000 gradë celcius dhe përmes këtij procesi mund të prodhojë energji elektrike, ose thjesht avuj që mund të përdoren për shërbime industriale, por në rastin konkret kemi një “si incenerator”, por që nuk është incenerator, e kam fjalën për atë të Elbasanit,” – tha Ferruni duke këmbëngulur se në Elbasan impianti i incenerimit nuk ka prodhuar energji elektrike dhe nuk ka nxjerrë as tym.
I pyetur nga gazetarja Esmeralda Mulaj nëse mund të ndërtohej një incenerator apo vendgrumbullimi mbeturinash edhe në Durrës, Ferruni tha se me rreth 200 milionë euro të garantuar për 3 inceneratorët aktual mund t’i jepej zgjidhje të gjitha problematikave me mungesën e vendgrumbullimeve që kanë qytetet e tjera të Shqipërisë.
Megjithatë Ferruni këmbënguli se ishte kundër incenerimit si politikë trajtimi të mbetjeve.
“Mendoj se tani është momenti për të reflektuar, të pranohet se ishte dështim dhe të shohë mundësitë për rikuperimin e situatës,” – tha eksperti mejdisor.
Lexoni gjithashtu:
Durrësi noton në plehra, mbyllja e landfillit të Porto Romanos shkakton ndotje masive
Jo vetëm naftë, kompania koncesionare kërkon shfrytëzimin maksimal të Porto Romanos
Pasi e ndotën me naftë, Porto Romano në Durrës do të kryejë një tjetër funksion
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta