Tjetër humbje jete nga COVID-19, regjistrohen 31 raste të reja, rritet numri i të shëruarve

12 Qershor 2020 | 09:07

Në krahasim me një ditë më parë numri i rasteve me COVID-19 ka rëndë ndjeshëm. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se përgjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime, ndërsa 31 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Një qytetar 71-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte shtruar prej dy javësh në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë duke e çuar numrin total të viktimave në 36 persona. Lajm tjetër i mirë është se këtë të premte numri i të shëruarve është më i lartë se rastet e reja. 

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, u shpreh se gjatë orëve të fundit janë shëruar 33 qytetarë.

“Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë”,  tha Tomini. 

Siç bën me dije Task-Forca, ditët e fundit është parë një trend rritës i qytetarëve, të cilat e kanë pasur të nevojshme trajtimi spitalor, ndërsa aktualisht numri i të shtruarve te Infektivi ka shkuar në 48 pacientë, ku 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026