Bullgaria në kërkim të pilotit që fluturoi pa autorizim mbi vendet europiane

10 Qershor 2022 | 15:24

Autoritetet bullgare janë në kërkim të një piloti misterioz, i cili ka fluturuar pa autorizim mbi hapësirën ajrore të disa vendeve europiane.

Forcat e mbrojtjes në vend u vendosën në gatishmëri të lartë mbrëmjen e së mërkurës, kur një avion i vogël fluturoi mbi hapësirën të saj, shkruan Euronews.

Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Boiko Rashkov deklaroi se avioni i markës “Beechcraft”, ishte nisur nga Hungaria dhe fluturoi mbi Poloni e Sllovaki.

Më pas, besohet se avioni është ulur pranë Detit të Zi, pasi kaloi për një kohë të shkurtër në Serbi dhe Rumani.

Avioni u gjet në pistën e një aeroporti privat në zonën verilindore të Buhovtsi në Bullgaro. Ajo ishte e mbuluar nga një pëlhurë gome dhe nuk kishte asnjë gjurmë të ekuipazhit.

Zyra e prokurorit në Varna të Bullgarisë lindore ka hapur një hetim në lidhje me këtë incident.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026