KLGJ e shkarkoi, Manjani për rastin e Dvoranit: S’kishte nevojë për vendim, duhej t’i ndërpritej rroga

12 Qershor 2020 | 10:57

Në këtë situatë, ku janë shënuar disa atentate në pak ditë, ndërsa SHISH jep alarmin për shtim të aktivitetit të bandave kriminale, ende nuk janë plotësisht funksionale institucionet e reja të drejtësisë.

Një ditë më parë u shkarkua nga detyra si anëtar i Gjykatës së Lartë e rrjedhimisht edhe si kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Një çështje që hapi debate të forta jo vetëm juridike por edhe politike. Një vendim që vjen në një kohë kur sistemi gjyqësor është thuajse në kolaps, dhe mijëra dosje presin të shqyrtohen, mijëra njerëz presin drejtësi.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar në Euronews Albania vendimin për shkarkimin e Dvoranit, ndërsa tha se KLGJ-ja nuk ka pasur arsye të interpretojë vendime pasi siç thotë ai, Gjykata e Lartë kishte konfirmuar se Dvoranit i ka përfunduar mandati.

Sipas tij, gjëja më e thjeshtë që duhej aplikuar në rastin Dvorani duhet të ishte ndërprerja e rrogës dhe nxjerrja e tij nga zyra.

“Unë mendoj që KLGJ nuk ka pas asnjë nevojë të interpretojë dhe nuk ka arsye të interpretojë. Mandati i Ardian Dvoranit kishte përfunduar, sipas kushtetutës që kishim, por edhe sipas Kushtetutës që kemi, sepse ishte deklaruar me vendimi  të Gjykatës së Lartë mbarimi i mandatit. Këtu nuk diskutohet ka mbaruar apo jo mandati, këtu diskutohet do të paguhet ky njeri si nëpunës publik apo jo. KLG nuk e di se çfarë vendimi ka marrë, por për mua duhet të ishte më i thjeshtë: T’i ndërpritej rroga dhe të nxirrej nga zyra”, tha ai.

Z. Manjani shprehet se në këto kushte është edhe gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, e cila sipas tij duhet ta lërë mandatin pasi i ka mbaruar në mars të 2017.

Por, si zgjidhet ky ngërç, Manjani jep këtë përgjigje: “Është vështirë t’u jap një interpretim se çfarë  ndodh më pas, çështja është shumë e thjeshtë: kur ka vende vakante duhet të plotësohet vendi vakant, ky është parimi. Nga ana tjetër, unë mendoj se ka një situatë tjetër që duhet ta trajtojmë me të njëjtat parime dhe logjikë me Dvoranin,  dhe ky është rasti i Vitore Tushës.  Ajo është në Gjykatën Kushtetuese si gjyqtare me mandat të mbaruar që në mars të 2017, njësoj si Dvorani dhe ajo duhet ta lërë detyrën sipas mendimit tim.  Duhet ndërtuar një KED e re”, tha ai.

Lexoni gjithashtu: 

KLGJ e shkarkoi nga Gjykata e Lartë, Ardian Dvorani reagon për Euronews Albania

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026