Rezistenca në Ukrainë, Putin krahason pushtimin me aksionet e Pjetrit të Madh
Forcat ukrainase po rezistojnë në lindje të vendit, të paktën kështu shprehet presidenti Zelensky.
Kur sulmet dëgjohen çdo ditë e më shumë banorët e Lysychansk, pranë Severodonetsk, po vendosin të largohen.
“Përse po iki? Sepse ata bastiën shtëpinë time. U lashë cdo gjë fqinjëve, edhe macet. Më vjen keq për kopshtin, kisha mbjellë ishte i mirë mbajtur. Tani ka më shumë rrënoja, ka shumë shtëpi të shkatërruara. Dje u larguan shumë njerëz. Po largohem me nënën, është 80 vjeç, po shkojmë në qytetin e Dnipro”, thotë Olena Uchitenko, banore e Lysychansk.
Autoritetet ukrainase po përpiqen të parandalojnë që civilët të përfundojnë prapa linjave të armikut.
“Eshtë e rëndësishme të evakuohen, sepse po përballemi me sulme në të gjitha anët, dhe jeta është gjëja më e rëndësishme, më e vlefshmja për një person”, u shpreh kolonel Oleksandr.
Qeveria ukrainase është përqëndruar në Donbas, por është e qartë se Rusia në çdo moment mund të hapë fronte të reja lufte për të larguar forcat ukrainase nga lindja.
“Edhe tani gjatë intervistës, dëgjojmë sirenat dhe tregojnë se nuk jemi në një qytet të paqtë dhe lufta ende nuk ka përfunduar. Kuptojmë se cdo vend në Ukrainë mund të jetë objektiv i sulmeve, përfshirë edhe Kievin”, deklaroi Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky.
Në përvjetorin e 350-të Pjetrit të Madh, Putin e ka krahasuar luftën e tij në Ukrainë me aksionet e carit.
“Pjetri i Madh udhëhoqi luftën për 21 vjet, mund të thuhet se ai po luftonte me Suedinë duke u përpjekur të rrëmbejë disa territore . Megjithatë ai nuk po bënte diçka të tillë. Ai po kthente tokën e marrë. Kthimi dhe konsolidimi i tokës. Kjo është ajo që ai po bënte. Tani duket se është radha jonë për t’u rikthyer dhe konsoliduar”, sipas presidentit Putin.
Putini dëshiron të shihet si Pjetri të Madh, modernizuesi edhe pse ai mund të hyjë në histori si një sundimtar mizor, gjakatar dhe i paparashikueshëm.
LEXONI GJITHASHTU
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit