Ambasadori Hasani: Marrëveshja kur u tentua shpërngulja e shqiptarëve në Turqi
Nait Hasani, ambasador i Kosovës në Shqipëri thotë se çlirimi i Kosovës më 12 qershor 1999 i dha fund vuajtjes 100-vjeçare të shqiptarëve në Serbi. Duke u kthyer pas në kohë, ambasadori tha se, shpërnguljet e shqiptarëve kanë nisur që pas themelimit të monarkisë serbo-kroate-sllovene në vitin 1918. Nga themelimi i Mbretërisë Serbe në 1918, deri në 1990 ka pasur shpërngulje të ndryshme deri edhe tek marrëveshja për t’i dërguar në Turqi.
“Për 100 vjet kanë qenë pjesë e dhunës, torturës dhe sakrificës, të shpërnguljeve dhe masakrave që Serbia ka bërë ndaj shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni, Malin e Zi dhe Serbi. Dhuna ka qenë sistematike pavarësisht regjimeve. Nga themelimi i monarkisë serbo-kroate-sllovene në 1918, deri në 1990 ka pasur shpërngulje të ndryshme deri tek marrëveshje për shpërngulej në Turqi e vitit 1938 mes Jugosllavisë dhe Turqisë duke i konsideruar shqiptarët si turq. Kemi dhe marrëveshje të tjera për shpërngulje masive, në kohën e Rankoviçit, ku janë shpërngulur mbi 250 mijë shqiptarë në atë kohë e qindra të vrarë”, tha z. Hasani.
“Kemi protestat shqiptarëve në 1968, për të drejta, liri dhe arsim pasi deri atëherë as flamuri nuk ishte lejuar edhe pse gjatë Luftës së Dytë Botërore kishin luftuar me flamurin shqiptar pasi ishin mashtruar nga komunistët jugosllavë të Titos në atë kohë dhe kishin besuar për të drejta dhe liri. Dhe në Kuvendin e Bujanit ishin mashtruar, por asgjë nuk u realizua dhe nisi procesi i shpërnguljes dhe dhunës”, shtoi ambasadori.
Ai nënvizoi se krijimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në vitin 1994 dhe për krijimin e saj kanë dhënë të gjithë shqiptarët kontribut në forma të ndryshme. Sipas ambasadorit ngjarja që ka përmbys të gjitha teoritë e luftës, ka qenë vrasja e familjes Jashari, që tregoi se shqiptarët nuk mund të riktheheshin dhe të jetonin në Serbi. “Ajo ka ndryshuar mendimin politik për Kosovën dhe ka sjellë mbështetje të madhe për Kosovën”, tha Hasani.
Pas ndërhyrjes së NATO-s duke bombarduar për 77 ditë, Serbia pranoi humbjen duke nënshkruar marrëveshjen e Kumanovës, duke sjellë më 12 qershor përmbylljen e kapitullit të vuajtjes së shqiptarëve nën Serbi. Vetë Hasani ka qenë pjesë e UCCK-së dhe i burgosur lufte. “Kam qenë pjesë e burgjeve të Serbisë, i dënuar me 20 vjet burg si pjesë e ushtrisë së Kosovës, kam dalë në 2002. Kemi përjetuar në burgje bombardimet e NATO-s dhe çlirimin kur na kanë marrë peng dhe na kanë dërguar në burgjet e Serbisë”, përfundoi ambasadori i Kosovës në Tiranë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta