COVID-19, Hoti: Situata është alarmante, mund t’i kthejmë masat

12 Qershor 2020 | 18:29

Pas konfirmimit të 58 rasteve me COVID-9, kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se në rast se numri i rasteve të infektuar me koronavirus rritet, atëherë do të kthehen masat restriktive. Për këtë Hoti tha se ekonomia e vendit do të kolapsojë. I pari i ekzekutivit në një konferencë për media, ka bërë apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm, meqë sipas tij, situata është alarmante.

“Situata është alarmante, nëse nuk vetëdijesohemi për të respektuar strikt udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, ne jemi të detyruar të kthejmë masat që kanë qenë më herët, për të mbrojtur jetën e qytetarit. Unë bëjë apel tek secili qytetarë që të na ndihmojnë ta kalojmë sa më lehtë këtë. Ky rezultat i shkëlqyeshëm që është arritur me institucionet shëndetësore, mos ta gjuajmë poshtë tani me pakujdesinë”, u shpreh Hoti.

Kryeministri i Kosovës ka komentuar edhe tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në 15 vjetorin e themelimit të saj dhe 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

“Tubimet e tilla janë plotësisht e drejtë demokratike për të shprehur çfarëdo opinioni, por nuk duhet të bëjmë asnjëherë në kundërshtim me udhëzimet e institucioneve shëndetësore. Kam frikë që sot ai tubim i shkel udhëzimet e institucioneve shëndetësore”, tha ai.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha pas një angazhimit të ekspertëve për mbrojtjen nga përhapja e këtij virusi, tani më situata e krijuar tregon se duhet të jenë më i kujdesshëm, në mënyrë që situata mos të dal nga kontrolli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026