Velipoja e mbytur në inerte pas aksionit të IKMT-së
Pas 48 orësh aksion në plazhin e Velipojës, IKMT i mbështetur dhe nga FNSH prishën rreth 25 objekte të paligjshme përgjatë vijës bregdetare. Ajo që la pas ky aksion, janë pirgje të mëdha me inerte dhe mbeturina të mbetura nga objektet e shembura.
Sandër Marku, pronar i një biznesi tashmë i sheshuar nga fadromat e IKMT, është kthyer ditën e sotme të shpëtojë çfarë të mundet nga gërmadhat e objektit të tij. Ai shprehet se nuk ka pasur asnjë lajmërim për prishjen e objektit.
“Na kanë informuar vetëm dy orë para se t’i shembnin. Nuk është normale, kjo mund të ishte bërë dhe në shtator”, thotë ai.
Çdo gjë është kthyer në gërmadhë dhe në kompleksin “Devi” pak metra më tutje. Administratori Viktor Marku, një ditë më parë mori ndihmën e bluzave të bardha pas konfrontimeve me forcat e policisë një ditë më parë.
“Nëse nuk do të ketë drejtësi, nuk kam rrugë tjetër përveçse të largohem të mbroj familjen se mundin e 20 vite ma hodhën të gjithin dje”, shprehet Marku.
Svein Johansen një turist norvegjez ditën e djeshme e pa nga afër aksionin e shembjes së objekteve .Këto pamje për të ishin aspak normale, dhe sipas tij, do dëmtojnë së tepërmi imazhin e Shqipërisë.
“Kjo nuk është normale. Unë vij nga Norvegjia dhe atje nuk ndodh asgjë e ngjashme. Këto kanë familje që punojnë për të fituar para për të jetuar dhe për pak sekonda u kthyen ne mbeturina objektet e tyre”, thotë turisti.
Kryebashkiakja Voltana Ademi i ka drejtuar një letër kryeministrit të vendit, ministrive përkatëse si dhe ambasadës së ShBA dhe delegacionit të BE në vendin tonë ku sipas saj aksioni i djeshëm ishte grabitje e Plazhit të Velipojës nga qeveria.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta