“Mos gjykoni nga pamja”, historia e 11-vjeçarit që punon
Teksa këta fëmijë luajnë dhe argëtohen me njëri tjetrin, disa moshatarë të tyre detyrohen të punojnë deri në orët e vona të natës. I tillë është edhe rasti i 11-vjecarit që takuam, ndërkohë që ai na u afrua për të na shitur aksesorë të ndryshëm.
“Arsyeja është se nuk ia dal dot me gjendjen ekonomike. Mami na ka braktisur edhe është arsyeja e vetme që mund të punojmë më këtë lloj, sepse të vjedhësh nuk është gjë e mirë”, u shpreh ai.
Ai dhe motra e tij janë nxënës të shkëlqyer në shkollë, ndërsa në kohën e lirë punojnë aksesorët për ti shitur gjatë darkës. Po si nis dita e tij?
“Vazhdoj shkollën, mbaroj shkollën dhe më pas bëj mësimet”, tregon ai.
Me shumë ëndrra dhe dëshira për të ardhmen e tij, djali na thotë se nuk ka dëshirë të punojë më.
“Do ta lë sepse nuk më pëlqen ta bëj. Disa njerëz më tallin”, shprehet ai në lidhje me punën që e bën për shkak të vështirësive ekonomike.
Edhe pse i vogël në moshë, ai ka një mesazh me shumë vlerë për moshatarët e tij
“Mos i gjykoni njerëzit nga pamja”, shprehet ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta