​Çmimet e karburanteve në Kosovë arrijnë rreth 1,90 euro

13 Qershor 2022 | 12:53

Çmimet e karburanteve në Kosovë kanë shënuar rekord të hënën, ku një litër naftë dhe benzinë ka arritur rreth 1.90 euro.

Aktualisht çmimet janë shtrenjtuar për gati 0,15 centë në litër brenda një jave.

Sot një litër naftë është duke u shitur nga 1,86-1,90 euro në tregun e Kosovës, sipas KosovaPress.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni ka arritur 12,5 për qind në muajin maj 2022 krahasuar me majin e vitit 2021.

Sipas indeksit të çmimeve, karburantet janë shtrenjtuar 45,3 për qind në muajin maj të këtij vitit krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Po kështu edhe vaji për gatim është shtrenjtuar 54,3 për qind.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Bordi i Transparencës publikon çmimet për produktet ushqimore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026