Serbia të zgjedhë midis Bashkimit Europian dhe Putinit, thotë raportuesi i PE
Raportuesi i Parlamentit Europian (PE) për dialogun me Moskën dhe ish-kryeministri i Lituanisë, Andrius Kubilius deklaroi se Serbia duhet të bëjë një zgjedhje në politikën e saj të jashtme.
Sipas tij, Serbia ka dy zgjedhje, ose të vazhdojë marrëdhëniet me presidentin rus Vladimir Putin, ose të afrohet me Bashkimin Europian.
“Ose të vazhdojë marrëdhëniet e saj me regjimin e Putinit, të cilin shumë e quajnë fashist, ose Serbia të lëvizë në drejtimin e politikës së Bashkimit Europian, që të mbështetet Ukraina, që të kundërshtohet regjimi i presidentit ruse dhe për të parë mundësinë e një Rusie tjetër pas tij”, tha Kubilius për median serbe, N1.
Kubilius ka theksuar se vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian, përfshirë Serbinë, duhet t’iu bashkohen politikave europiane.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta