Paralajmërimi i kryediplomatit austriak: Moska mund të destabilizojë rajonin
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schalenberg tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë duhet të zgjojë Bashkimin Evropian lidhur me procesin e anëtarësimit.
Schalenberg foli pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, me të cilën biseduan edhe për dialogun Kosovë-Serbi, raporton KosovaPress.
Për këtë proces, diplomati austriak tha se nuk duhet të vihet në dyshim se duhet të përfundojë me njohje reciproke.
Ministri i Jashtëm i Austrisë tha se Rusia mund të krijojë shqetësime dhe të destabilizojë rajonin, ndaj sipas tij Evropa duhet të jetë e vëmendshme.
“Ne duhet të kemi parasysh që Moska e ka mundësinë që të bëjë destabilizim të rajonit. Vetëm me një provokim ata mund të krijojnë shqetësime, mund të destabilizojnë rajonin dhe kjo gjë na vë në alarm. Mendojmë që sulmi i Rusisë në Ukrainë është vërtetë një thirrje për të zgjuar Bashkimin Evropian për të trajtuar synimin e anëtarësimit në BE, dhe kjo gjë nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme se tani. Premtimi që është dhënë para 19 viteve në Selanik, është e rëndësishme që të zbatohet tani. Të mbajmë këtë premtim, pra të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën. Jeni shteti i vetëm i cili është pjesë e programit i cili ende nuk e ka liberalizimin e vizave, natyrisht që edhe në samitin e radhës do të shpreh këtë gjë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta