Rihapet “shtegu më i frikshëm në botë”, mirëpret vizitorët pas pandemisë

13 Qershor 2020 | 17:28

Atraksioni i famshëm turistik spanjoll “Caminito del Rey” shqip “Shtegu i vogël i Mbretit” në ArdalesAlora, është rihapur këtë të premte, pas heqjes së masave të vendosura gjatë pandemisë së COVID-19.

“Është një vend i bukur dhe patëm shansin të riktheheshim për ta vizituar pas mbylljes në shtëpi,” – shprehet Amanda Gomes, vizitore.

Vetëm 550 persona në ditë do të kenë mundësi të vizitojnë këtë pikë kulturore, që zakonisht mirëpret dyfishin e vizitorëve. Vizitat do të jenë të kufizuara përgjatë edhe tre fundjavave në vijim.

Vizitorët do të ndjekin një protokoll sigurie dhe do të ruajnë distancën sociale mes tyre, ndërsa janë marrë masa që ata të pastrohen dhe të dezinfektojnë duart ndërsa përshkojnë shtegun.

I quajtur nga shumë media si “shtegu më i frikshëm në botë”, rruga 3 km e gjatë e “Shtegit të vogël të Mbretit” është ndërtuar mes viteve 1901 dhe 1905, rreth 100 metra mbi grykën e Los Gaitanes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026