Superliga në “black-out”, FSHF pezullon transmetimet e ndeshjeve në DigitAlb
Ndeshjet e kategorisë superiore nuk do të transmetohen më në platformën DigitAlb. Ferderata Shqiptare e Futbollit njoftoi mbrëmjen e së shtunës se ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të javës së 29-të në platformën digjitale për mosplotësim të detyrimeve kontraktuale.
FSHF tha se do të merrte përsipër kostot e transmetimit dhe ndeshjet e së dielës do të mund të shihen online në web-faqen e saj.
Në njoftimin e federatës thuhet se ky ndalim i transmetimit do të vijojë deri në përmbushjen e detyrimeve kontraktore. Ky vendim vlen për ndeshjet e kupës së Shqipërisë.
“FSHF dëshiron të nënvizojë se borxhi i akumuluar është i konsiderueshëm dhe se në kushtet kur këto janë të ardhura të drejtpërdrejta të klubeve anëtare, të cilat privohen padrejtësisht prej tyre, aq më shumë në situatën e vështire ekonomike të shkaktuar nga përhapja e COVID-19,” – thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta