Britania e Madhe anulon fluturimin drejt Ruandës për azilkërkuesit

15 Qershor 2022 | 07:42

Britania e Madhe anuloi një fluturim të planifikuar që do të deportonte azilkërkuesit në Ruandë pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut tha se plani përbënte “një rrezik real”.

Avokatët e azilkërkuesve nisën një sërë apelimesh të çdo rasti duke kërkuar të bllokonin dëbimin e të gjithëve në listën e qeverisë.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha: “Ekipi ynë ligjor po shqyrton çdo vendim të marrë për këtë fluturim dhe përgatitja për fluturimin e radhës fillon tani”.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, deklaroi më herët se avioni do të ngrihej pa marrë parasysh sa njerëz ishin në bord.

Vendimi për të anuluar fluturimin e së martës mbylli për tre ditë seanca gjyqësore, ndërsa avokatët e të drejtave të imigracionit kërkuan të ndalonin dëbimet.

Johnson njoftoi një marrëveshje me Ruandën në prill, në të cilën njerëzit që hyjnë ilegalisht në Britani do të deportohen në vendin e Afrikës Lindore.

Kundërshtarët kanë argumentuar se është e paligjshme dhe çnjerëzore të dërgosh njerëz mijëra kilometra në një vend ku ata nuk duan të jetojnë.

Aktivistët e kanë denoncuar politikën si një sulm ndaj të drejtave të refugjatëve që shumica e vendeve kanë njohur që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Agjencia e OKB-së për refugjatët e dënoi planin nga shqetësimi se vendet e tjera do të ndjekin shembullin pasi lufta, represioni dhe fatkeqësitë natyrore detyrojnë një numër në rritje njerëzish të largohen nga shtëpitë e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026