Rritje të çmimeve në Europë, pikëpyetje nëse kjo lidhet me luftën në Ukrainë

15 Qershor 2022 | 12:07

https://youtu.be/pnNi3y5G80IRritja e çmimeve qoftë e karburantit, por edhe e ushqimeve bazë ka prekur të gjitha shtetet evropiane.

Në qytete të ndryshme qytetarët ende kanë shumë pikëpyetje nëse e gjithë kjo situatë po ndodh për shkak të luftës në Ukrainë. Ata po e ndjenë rëndësinë në çdo aspekt të jetesës.

“Unë kam një makinë që punon me benzinë. Është e qartë se ka një ndikim në shpenzimet tona të familjes. Është dyfishuar. Njësoj si faturat. Është një problem i përgjithshëm”, shprehet Letizia banore në Romë.

Më 14 qershor në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës, çmimi i gazit ishte 1,79 dollarë për litër.

“Unë nuk e di nëse e gjithë kjo është për shkak të Ukrainës, ndoshta është një krizë globale e prodhuar, kjo nuk është në rregull. Nuk është në rregull që çmimet u rritën me 70 përqind apo edhe më shumë”, shprehet 64-vjeçari nga Sarajeva.

Faruk Haxhiç, ekspert dhe analist ekonomik thekson se kur ka kufizim buxhetor çdo qytetar ka një sasi të kufizuar të ardhurash dhe e gjitha kjo do të ndikojë në të ardhurat, shpenzimet për mallra  si dhe do të ulë aktivitetin ekonomik në të ardhmen.

Në Gjermani, çmimet aktuale të karburantit  zemërojnë shumë shoferë. Ndërkohë politikanët po përpiqen pothuajse në mënyrë të dëshpëruar të pengojnë korporatat që të mbi fitojnë nga rritjet e çmimeve.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) parashikon që kërkesa globale për naftë do të tejkalojë për herë të parë nivelet para pandemisë së Covid-it.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)

Tre gra u plagosën të hënën në mëngjes pasi u sulmuan me thikë pranë stacionit të tramvajit Porte de Clichy në veriperëndim të Parisit. Incidenti ndodhi rreth...
16:32 | 27/07/2026

Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride 

Kancelari gjerman Friedrich Merz u zotua të hënën se do të ndërmarrë veprime në përgjigje të sulmit me makinë në festimet e Krenarisë së Berlinit , ndërsa...
16:21 | 27/07/2026

Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv

Në ishullin spanjoll të Majorkës, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër turizmit masiv, me përleshje midis demonstruesve dhe policisë. Protestuesit fillimisht...
15:52 | 27/07/2026