Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi këtë të hënë opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit.
Në funksion të garantimit të rregullsisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit, Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka kryer verifikimin e të gjitha nënshkrimeve të dorëzuara, në përputhje me dispozitat e Statutit.
Nga ky proces është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës (1/3) të delegatëve të Kuvendit, të nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.
“Në zbatim të detyrimeve statutare dhe pa asnjë vonesë pas përfundimit të procesit të verifikimit, Kryetari i LDK-së ka vendosur që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të mbahet të enjten, më 30 korrik 2026, me fillim nga ora 18:00.
Vendi i mbajtjes së Kuvendit dhe detajet e tjera organizative do t’u komunikohen delegatëve në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Statuti.
Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që i gjithë ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin e partisë, me parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve të Kuvendit”, thuhet në njoftim.
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
Konjufca i bën thirrje Gjykatës së Hagës: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë
- 17:09 Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht
- 17:06 Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit
- 16:52 Rumania shpall punonjësin e Ambasadës Ruse person “non grata” pas ndërhyrjeve me dronë
- 16:46 Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride