100 ditët e para të luftës, Moska fitoi 930 mln euro në ditë nga karburantet
Rusia ka fituar 93 mld euro nga eksportet e naftës, gazit dhe qymyrit në 100 ditët e para të luftës kundër Ukrainës. Pra, Rusia ka fituar 930 mln euro në ditë.
Të ardhurat janë rritur më shumë në mars, megjithatë përpjekjet e perëndimit për të bllokuar tregtinë, çka tregon se lëndët djegëse vazhdojnë të financojnë makinerinë luftarake ruse.
Të dhënat i nxjerr një organizatë në Helsinki, me emrin Qendra kërkimore për Energjinë dhe Ajrin e Pastër.
Sipas saj, 2/3 e fitimeve u arrit nga nafta dhe nënproduktet e saj, ndërsa Kina kaloi Gjermaninë si blerësi kryesor, ndjekur më tej nga Holanda e Turqia, Polonia e Franca.
Por, eksportet e karburanteve u ulën në maj me 15%, pasi më shumë vende dhe kompani po i shmangen tregtisë.
Por, rritja e çmimeve është çelësi që po e mban hapur portat me Moskën.
Hulumtimi zbuloi se çmimet e eksportit të Rusisë për lëndët djegëse fosile kanë qenë rreth 60 për qind më të larta se vitin e kaluar, madje duke marrë parasysh edhe faktin se nafta ruse ka rënë rreth 30 për qind nën çmimet e tregut ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi