Rriten investimet e huaja, më shumë kapital nga kompanitë ekzistuese

15 Qershor 2022 | 13:35

Investimet e huaja direkte arritën 273 milionë euro në periudhën e parë të vitit.

Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se krahasuar me periudhën janar-mars të një viti më parë, investimet e huaja u rritën me 39 milionë euro, 17% më shumë.

Pjesa më e madhe e investimeve nuk janë nga kompani të reja, por nga ato ekzistuese.

Kapitali i ri që hyri në ekonominë shqiptare u tkurr me 18 milionë euro, ndërsa fitimet e shoqërive të huaja që janë riinvestuar në ekonomi u rritën me 15% duke arritur në 137 milionë euro.

Në fund të vitit të shkuar investimet e huaja kapën vlerën e 1 miliard e 31 milionë eurove.

Përfundimi i veprave madhore si gazsjellësi TAP, hidrocentrali i Devollit dhe lufta në Ukrainë do të jenë një sfidë këtë vit për ekonominë vendase në tërheqjen e investitorëve nga jashtë.

Vitet e fundit interesi për të investuar në Shqipëri ka qenë energjia, nafta dhe industria automotive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026