Krimet e luftës në Ukrainë, OKB: Ende nuk kemi prova të qarta

15 Qershor 2022 | 19:30

Pasi ka vizituar lokalitete të ndryshme të Ukrainës, komisioni i OKB-së që po heton shkeljen e të drejtave të njeriut pas pushtimit rus ka deklaruar se ka të dhëna serioze për abuzime, por jo prova.

“Në këtë fazë nuk jemi në pozicionin ku mund të bëjmë konstatime faktike, apo të deklarohemi për përcaktimin ligjor të ngjarjeve”, tha Erik Mose, kryetar i komisionit hetimor të OKB-së.

Informacioni i mbledhur nga lokalitete si Buça, ku u zbuluan varre të shumta masive, mbështet ekzistencën e shkeljeve serioze, që mund të ngrihen në nivelin e krimeve të luftës dhe kundër njerëzimit.

“Ka prova që më vonë mund të çojnë në përfundimin se këto lloj krimesh janë kryer. Këtu nuk kemi të bëjmë me hezitim, apo diçka tjetër. Thjesht na duhet të ecim hap pas hapi dhe të mbledhim sa më shumë informacion për periudha të caktuara”, shtoi Mose.

Komisioni hetimor do të vazhdojë mbledhjen e provave për të caktuar përgjegjësinë. Synimi është transferimi i një blloku informacionesh në Këshillin e OKB-së të të Drejtave të Njeriut shtatorin e ardhshëm dhe përgatitja e një raporti përfundimtar brenda marsit 2023.

Vetë prokurorët ukrainas kanë identifikuar mbi 15 mijë krime të dyshuara lufte dhe policia lokale ka zbuluar mbi 12 mijë trupa civilësh në varre masive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026