Putin dhe Xi Jinping dakordësohen për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

15 Qershor 2022 | 19:37

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Kinës, Xi Jinping kanë zhvilluar një bisedë telefonike këtë të mërkurë.

Në një njoftim të shpërndarë nga Kremlini, thuhet se të dy krerët e shteteve kanë rënë dakord që të rrisin bashkëpunimin ekonomik, në një situatë kur Rusia po përballet me sanksionet, shkruan BBC.

“U ra dakord të zgjerohet bashkëpunimi në energji, financiar, industrial, transport dhe fusha të tjera, duke marrë parasysh situatën në ekonominë globale që është bërë më e ndërlikuar për shkak të politikës së paligjshme të sanksioneve të Perëndimit,” tha Kremlini.

Rusia ka fituar 93 miliardë euro nga eksportet e naftës, gazit dhe qymyrit në 100 ditët e para të luftës kundër Ukrainës.

Të ardhurat janë rritur më shumë në mars, megjithatë përpjekjet e perëndimit për të bllokuar tregtinë, çka tregon se lëndët djegëse vazhdojnë të financojnë makinerinë luftarake ruse.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026