Scholz, Macron dhe Draghi pritet të vizitojnë sot Kievin
Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë pritet të vizitojnë Kievin të enjten, në një përpjekje për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit italian Mario Draghi vjen pasi Komisioni Europian do të bëjë rekomandime mbi perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës, raporton BBC.
“Jemi në një pikë kur duhet të dërgojmë sinjale të qarta politike, ne europianët, ndaj Ukrainës dhe popullit të saj kur ajo po reziston heroikisht”, tha Macron një ditë më parë.
Ditën e djeshme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç vizituan qytetin e Irpinit dhe Kievit, si dhe patën një takim me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.
Rama dhe Abazoviç shprehën mbështetjen për Ukrainën në lidhje me dhënien e statusit të vendit kanditat në BE dhe deklaruan se së bashku me Maqedoninë e Veriut do të ndërtojnë një bllok banesash për familjet në Irpin.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta