Brukseli mbështet Ukrainën dhe Moldavinë si kandidate për anëtarësim në BE
Këtë të premte Brukseli mbështeti Ukrainën dhe Moldavinë që të bëhen kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Por, liderët e vendeve të BE-së do të thonë fjalën e fundit në një samit në Bruksel më 23-24 qershor.
Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se “ukrainasit janë gati të vdesin për perspektivën evropiane, ne duam që ata të jetojnë me ne, BE-në”.
Ajo vlerësoi reformat e paraluftës që ndërmorri Ukraina për të trajtuar korrupsionin, për të frenuar ndikimin e oligarkëve dhe për të forcuar të drejtat e pakicave, megjithëse vuri në dukje se duhen rezultate në terren.
Presidentja e KE-së theksoi gjithashtu se vendi gëzon një “demokraci shumë të fuqishme parlamentare, presidenciale” dhe se administrata e saj publike e ka mbajtur vendin në këmbë pavarësisht luftës.
Ajo gjithashtu vuri në dukje se “Ukraina ka një shoqëri civile shumë të gjallë dhe aktive”.
Ky vendim vjen pasi udhëheqësit e tre shteteve më të mëdha anëtare të bllokut – Franca, Gjermania dhe Italia, bënë udhëtimin e tyre të parë të shumëpritur në Kiev dhe deklaruan qartë mbështetjen e tyre për ofertën e Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta