Gjobiten 17 biznese, nuk respektuan rregullat dhe protokollet anti-COVID

15 Qershor 2020 | 07:08

Pas rritjes së numrit të të infektuarve, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka zhvilluar kontrolle në të gjithë vendin duke gjobitur 17 biznese nga 985 të kontrolluara, për mos respektim të protokollit kundër COVID-19.

Rritja e numrit të infektuarve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit ka ndikuar në shtimin e masave ndaj bizneseve.

1.5 metra është distanca që duhet të respektojnë qytetarët nga njeri-tjetri, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në raste të tjera duhet përdorur maska mjekësore.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur 17 biznese në të gjithë vendin nga 985 të kontrolluara, për mosrespektim të protokollit kundër COVID-19. 

Prej inspektimeve në terren nga ana e ISHSH-së është vërejtur se disa subjekte nuk kanë respektuar protokolle e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe nuk kanë marrë masat mbrojtëse të nevojshme.

ISHSH lajmëron se kontrollet do të vijojnë çdo ditë, për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë u bën apel bizneseve dhe qytetarëve që të respektojnë rregullat, duke ruajtur distancën fizike, higjienën personale, si dhe duke zbatuar protokollet e sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026