Hashim Thaçi për dialogun: Do punoj me Hotin, s’jam i informuar për agjendën e Lajčák
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për mediat pas takimit që pati me kryeministrin, Avdullah Hotin.
Në këtë takimi i cili zgjati më pak se një orë, kreu i shtetit u pyet për pjesën se kush duhet ta udhëheqë dialogun me Serbinë, dhe për këtë Thaçi u shpreh se kjo çështje është përcaktuar qartë në Kushtetutë.
Ai u shpreh se duhen bërë koordinime të hapave në nivel të brendshëm dhe të jashtëm në raport me dialogun me Serbinë.
“Koordinimin e hapave të institucioneve qoftë në rrafshin e brendshëm, qoftë të jashtëm, duke respektuar ligjet dhe kushtetutën. Do të punojmë ngushtë me njëri-tjetrin, si president dhe kryeministër, por edhe me Kuvendin dhe partitë politike, pozitë dhe opozitë”, u shpreh Thaçi .
Gjatë ditës së sotme pritet të shkojë në Kosovë përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajčák, ku do të qëndrojë deri më 18 qershor.
Presidenti Thaçi u shpreh se nuk ka informacion mbi agjendën e të dërguarit të BE-së. Sipas Thaçit, z. Miroslav Lajčák duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Kreu i shtetit të Kosovës i kujtoi të dërguarit të BE-së se qytetarët kanë nevojë për liberalizim vizash.
“Unë nuk jam i informuar për agjendën e z. Miroslav Lajčák. Nuk është koha të hapen çështje teknike, me pretendime për normalizim të raporteve. Lajčák duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Nëse vjen me këtë objektiv se ky proces duhet të përmbyllet, me njohje reciproke. Çdo qasje tjetër, lirisht mund të them se është dështim i tij në Kosovë dhe i gjithë Bashkimit Evropian. Miroslav Lajčák duhet ta kuptojë se qytetarët e Kosovës para së gjithash kanë nevojë për liberalizim të vizave”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Dialogu me Serbinë, përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajčák shkon sot në Kosovë
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)