Universiteti i Kembrixhit shpalos flamurin e Ukrainës
Një pankartë e cila shkruan “Slava Ukraini” që do të thotë “Lavdi Ukrainës” në mbështetje të luftës në Ukrainë është lidhur nëpër kunjat e kapeles së Kolegjit King në Universitetin e Kembrixhit.
Pankarta e cila është varur në pjesën e sipërme të ndërtesës 80 metra në qendër të qytetit, raporton news.sky.
Një zëdhënës i King’s College tha: “Komuniteti i kolegjit është i tmerruar nga vuajtjet dhe humbjet e jetëve të shkaktuara nga ushtria ruse në të gjithë Ukrainën gjatë muajve të fundit, dhe efekti katastrofik që armiqësitë kanë në jetën e mijëra njerëzve, duke përfshirë studentët e zhvendosur dhe studiuesit.
Ai shtoi se “Teksa shprehim keqardhje për rreziqet që lidhen me instalimin e një pankarte të varur midis majave të kapelës, si në lidhje me strukturën fizike të ndërtesës historike, ashtu edhe për rreziqet që paraqiten tani për ata që kërkohen për ta hequr atë, ne jemi plotësisht mbështetës të ndjenjës së saj”.
Zedhënësi tha se prej pushtimit të Ukrainës, ata kanë ofruar ndihmë për studiuesit e bllokuar nga shpërthimi i luftës, si dhe kohët e fundit kanë emëruar të parin nga tre studiuesit e zhvendosur në pozicione postdoktorale brenda Kolegjit duke krijuar një fond për studentët refugjatë nga të gjitha fushat e konfliktit.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje