Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, foli në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, teksa u shpreh se mbrojtja e hapësirës së informacionit është një nga sfidat kryesore të demokracive evropiane.
Hoxha theksoi se manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion nuk janë më thjesht çështje narrativash konkurruese, por janë kthyer në instrumente të presionit hibrid që synojnë të dëmtojnë besimin e qytetarëve, të shfrytëzojnë ndarjet sociale dhe të ndikojnë në proceset demokratike.
“Manipulimi dhe Ndërhyrja e Informacionit të Huaj nuk është thjesht një çështje narrativash konkurruese. Përdoret gjithnjë e më shumë si një instrument i mirëmenduar i presionit hibrid, i projektuar për të gërryer besimin, për të shfrytëzuar përçarjet sociale, për të përdorur algoritmet si armë, për të amplifikuar pakënaqësi dhe për të thyer kuptimin e realitetit”, tha Hoxha.
Ministri u shpreh se objektivi i këtyre ndërhyrjeve nuk është gjithmonë bindja e qytetarëve për një narrativë të caktuar, por shpesh krijimi i mosbesimit ndaj institucioneve, medias së pavarur dhe vetë demokracisë.
“Në një botë të dominuar gjithnjë e më shumë nga mediat sociale dhe të transformuar nga zhvillimi i shpejtë dhe kryesisht i parregulluar i Inteligjencës Artificiale, asnjë vend nuk është imun ndaj këtyre kërcënimeve”, deklaroi ai.
Ai theksoi se Shqipëria, duke njohur historinë e saj të mungesës së lirisë, do të vijojë të mbrojë vlerat demokratike, por shtoi se liria kërkon përgjegjësi dhe respekt për të vërtetën, qytetarët dhe institucionet.
“Ne në Shqipëri e dimë më mirë se kushdo çmimin e lirisë, sepse kemi përjetuar mungesën e saj. Prandaj, nuk do të kursejmë asgjë për të mbrojtur vlerat tona demokratike të fituara me mund”, tha ministri.
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë në Washington, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar
- 13:46 “Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
- 13:41 Vendosja e avionëve amerikanë në Bullgari, Irani paralajmëron përsëri Sofjen: Përgjegjësit duhet të përballen me pasoja
- 13:37 Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 13:33 Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)