Futboll për bamirësi, ndeshen Universiteti i Korçës dhe ekipi i Devollit
Një ndeshje futbolli është zhvilluar mes ekipit të universitetit të Korçës dhe skuadës së Devollit, për të mbledhur fonde në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar.
Ajo çka u vu re është se qytetarët korçarë mbushën 3 tribunat kryesore të stadiumit, për t’u solidarizuar me këtë nismë.
Kjo ndeshje bamirësie u organizua nga prefekti i qarkut Korçë Nertil Jole, i cili shprehet se kjo është një nismë simbolike me një mesazh të veçantë
“të ardhurat që do të mblidhen nga shitja e biletave do të shkojë për mbështetje të kësaj shoqate. Nevojat që ata kanë nuk plotësohen nga kjo shumë por besoj më e rëndësishme është mesazhi që përcjellim simbolika që mbart për të rikthyer vëmendjen si shoqëri e komunitet, edhe ndaj njerëzve në vështirësi, me të shumtë duhet të jenë ata që kanë zemrën dhe mendjen për të gjetur mundësi e vëmendje”, tha Nertil Jole Prefekti Korçës .
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset