Johnson: Ukraina duhet të organizojë Eurovizionin e ardhshëm

18 Qershor 2022 | 18:45

Boris Johnson ka këmbëngulur se Ukrainës duhet t’i jepet mundësia për të pritur Eurovizionin në vitin 2023, pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm të vendit me Rusinë.

Ai sugjeroi që Unioni Europian i Transmetuesve (EBU) duhet ta rishqyrtojë vendimin e nëse Eurovizioni do mbahet në Ukrainë apo në Britani.

“Ukrainasit fituan Eurovision Song Contest. Ata e meritojnë ta kenë dhe unë besoj se mund ta kenë dhe besoj se duhet ta kenë”, tha Johnson.

Kryeministri Britanik shtoi se “Kievi ose çdo qytet tjetër i sigurt ukrainas do të ishte një vend fantastik” për organizimin e festivalit.

Ai gjithashtu tha se kryeqyteti ukrainas është “shumë më i gjallë” se sa ishte disa javë më parë, dhe duhet t’u jepet një shans për të organizuar Eurovizionin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026