Avokati Qypi kundër hartës së re gjyqësore: Të paktën 3 Gjykata Apeli
Avokati Erles Qypi ka vendosur që të vazhdojë të bojkotojë seancat gjyqësore. Për Euronews Albania ai është shprehur se Ministria e Drejtësisë duhet të reflektojë për hartën gjyqësore dhe të fokusohet tek Gjykatat e Apelit.
Avokati nënvizon se duhen të paktën 3 Gjykata të Apelit në rang vendi.
“Në vlerësimin tim unë vendosa që të vazhdoj bojkotin për gjyqet edhe pse në Gjykatën Tiranës kanë vazhduar gjykimet dhe disa gjyqtarë janë paraqitur. E vazhdoj këtë bojkot sepse Ministria e Drejtësisë duhet të reflektojë me hartën gjyqësore dhe pikërisht me Gjykatën e Apelit. Nuk mund të jetë vetëm një. Të paktën duhet të ketë 3 Gjykata të Apelit në rang vendi”, u shpreh avokati.
Ndërkohë seancat e sotme gjyqësorë i kanë bojkotuar edhe avokatët në Korçë. Së fundmi nuk ka munguar edhe një reagim nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, e cila është shprehur se është pro hartës së re gjyqësore.
13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.
Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. Propozimi ka shkuar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ia kalon për miratim qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta