Në Tiranë avokatët nisin punën, në Vlorë e Shkodër braktisin masat

20 Qershor 2022 | 18:13

Pas 4 ditëve bojkot, avokatët në Tiranë i janë kthyer seancave gjyqësore normalisht. Megjithatë, ka pasur nga ata avokatë që me vendim personal do të vijojnë bojkotin.

Këtë vendim kanë marrë edhe avokatët e Korçës.

“Të gjithë avokatët vendosën për vazhdimin e bojkotit, duke bojkotuar të gjitha seancat pranë gjykatës së shkallës së parë, të apelit dhe asaj administrative”, tha Arben Lena, kreu i dhomës së avokatëve në Korçë.

1 javë më parë Dhoma Kombëtare e Avokatëve theksoi se bojkoti do të zgjasë 4 ditë. Por në Vlorë dhe Shkodër ata kanë vendosur që në 2 ditët e ardhshme të bojkotojnë edhe masat e sigurisë.

“Në 21 dhe 22 do bojkotojnë edhe masat e sigurimit personal, ishte vendimi marrë në mënyrë unanime”, shprehet Durim Bajrami, kreu i Dhomës së Avokatisë në Vlorë.

Ndërsa në qarqe si Fieri, Durrësi apo dhe Elbasani mbrojtësit kanë vendosur ti rikthehen punës. Bojkoti i javës së kaluar shkaktoi kolaps në sistemin gjyqësor për shkak të pezullimit të mbi 1000 gjyqeve.

Harta e re gjyqësore ka sjellë debate e kundërshti. Ajo parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026