Mjeku Dasho: Shqipëria ka dështuar në masat ndaj COVID-19

15 Qershor 2020 | 17:46

Erion Dasho, specialist i shëndetit publik në Frankfurt, thotë se vendi ynë nuk e ka menaxhuar siç duhet situatën e COVID-19. Së pari, ai thekon se, masat kufizuese ishin shumë të ashpra dhe të zgjatura në kohë, duke shkaktuar kështu mosbindje të qytetarëve pas lirimit të kushtëzimeve.

“Përvoja botërore e tregoi se mbyllja me ato masa që u aplikuan në Shqipëri ishin të gabuara. Këtë e tregoi dhe koha vetë. Është parimi i pistonit, nëse i ngjesh masat në ekstrem, dhe reagimi është në ekstrem. Tani nuk të dëgjojnë më qytetarët. Këtë kohë nuk e shfrytëzuam që qytetarin ta kthenim në partner. Ne qytetarin e frikësuam, i vumë polic që të mos hynte te Parku i Liqenit. Duhet të ishin ndërprerë masat e pakuptimta në prill dhe ta kishim kaluar përgjegjësinë gradualisht tek qytetari”, u shpreh mjeku.

Nga ana tjetër, ai kritikoi dhe masat e marra për mos infektimin e mjekëve duke thënë se kështu vihet në rrezik grupi më i rrezikuar i njerëzve pasi në spitale paraqiten persona me sëmundje kronike.

“Kemi dështuar në marrjen e masave dhe duhet të pasohet me marrje përgjegjësisë dhe ta korrigjojmë situatën. Në spital infektohet i sëmuri kronik, dhe duke lejuar transmetimin në spital e lejojmë të hyjë në grupet më me risk dhe kjo nuk duhej të ndodhte në asnjë rast. Nuk falet që sot mjekët nuk kanë protokolle. Protokolli nuk është një letër bakalli është një dokument zyrtar i miratuar dhe ky protokoll nuk i ka shkuar mjekut dhe nuk i kanë shkuar pajisjet për të zbatuar atë protokoll”, u shpreh specialist i shëndetit publik.

Ndërkohë, Genc Sulçebe, imunolog, thotë se pavarësisht shtimit të rasteve gjatë ditëve të fundit nuk mund të flitet sërish për mbyllje të shoqërisë. Duke replikuar me mjekun Dasho, Sulçebe tha se nuk është e vërtetë se QSUT është vatër e shpërndarjes së infeksionit dhe shtoi se nuk është e lehtë të mbash në kontroll një virus të tillë, qoftë dhe në spitale.

“Nuk mund të flitet për bllokim të shoqërisë. Ajo fazë tani kaloi, do të vazhdojë jeta e zakonshme. Kjo është një epidemi e jashtëzakonshme, por fundja fundit është një grip, i dëmshëm për një grup popullate, por kjo zë një nga vendet e fundit për vdekshmërinë”, deklaroi imunologu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021