Rihapet lufta për titull, Tirana bie në Durrës, Kukësi 6 pikë larg
Pas 14 ndeshjesh pa humbje në kampionat, Tirana mundet në Durrës me rezultatin 1-0 nga Teuta. Trajneri Emanuel Egbo provoi për të parën herë shijen e humbjes që nga dita kur mori drejtimin e bardhebluve në një sfidë mjaft interesante. Vendosi goli i Emiljano Vilës, i cili shënoi që në pjesën e parë.
Bardhblutë ruajnë vendin e parë, por tashmë lufta për titull hapet, pasi vetëm 7 javë para fundit diferenca me Kukësin është vetëm 6 pikë. Verilindorët në anën tjetër bëri detyrën në Elbasan Arena, ku ndaj Flamurtarit të rënë nga kategoria nuk hasi aspak vështirësi, në fitoren 4-1.
Skuadra e Orges Shehit e gjeti rrugën e rrjetës shumë shpejt, teksa Abazaj shënoi nga distanca. Më pas, skena ishte për Vasil Shkurtjan, i cili shënoi 3 herë, duke arritur kuotën e 20 golave në kampionat, e tashmë e sheh veten në vendin e parë në listën e shënuesve më të mirë.
Skënderbeu edhe një herë tjetër tregoi se është një kockë e fortë, duke barazuar 1-1 me Laçin. Ku8rbinasit shënuan të parët falë një 11-metërshti që u shndërrua në gol nga Shehu, por Krasniqi vendosi ekuilibrin pak minuta para fundit të ndeshjes.
Në barazim përfundoi dhe ndeshja tjetër mes Vllaznisë dhe Bylisit. Pavarësisht se skuadra ballshiote e pa veten dy herë në avantazh, vendasit gjetën forcat për të barazuar e për të mos dalë pa pikë nga “Loro Boriçi”.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi