Shtatorja e Ibrahim Rugovës ‘ngec’ në një parking hoteli

21 Qershor 2022 | 22:20

Shtatorja e Ibrahim Rugovës, e projektuar për t’u vendosur në rrugën që mban emrin e tij në Tiranë,  prej 9 vitesh ka ngelur në një parking në Durrës.

Burokracitë e administratës e kanë harruar veprën që bashkia e kryeqytetit kishte porositur që në vitin 2012.

 “Më thërret drejtori i Kulturës i Tiranës që ka qenë në atë kohë dhe më thotë se jeni përzgjedhur për këtë punë e do fillosh nga puna. Fillova nga puna, më dhanë një sasi mjetesh financiare, jo me dokument, për arsye se këto po mblidheshin nga populli i Tiranës. Ishte një dhuratë nga ata për Ibrahim Rrugovën për t’u vendosur tek pallati i Shallvareve, ku është rruga Ibrahim Rrugova,” – u shpreh skulptori Idriz Balani.

E porositur si vepër arti gjatë periudhës kur Lulzim Basha ishte kryetar bashkie, statuja dështoi të vendosej në rrugën që mban të njëjtin emër, pranë Shallvareve.

 “Kjo ka ndodhur në vitin 2012. Ndërkohë u çua edhe për derdhje në bronz dhe në momentin kur do të fillonte puna për ta vendosur kishin ndodhur zgjedhjet dhe Lulzim Basha i kishte humbur, i kishte fituar Erjon Veliaj, por ama ende Lulzim Basha nuk e kishte dorëzuar detyrën,” – shtoi Balani.

Ish-kryebashkiaku kishte harruar të nxirrte lejen e ndërtimit.

“Atëherë policia e shtetit ndërhyn dhe kërkon lejen e ndërtimit. Për fat të keq, nuk kishte asnjë leje ndërtimi. Pra, Lulzim Basha apo punonjësit e tij të bashkisë nuk ishin përgatitur për lejen e ndërtimit dhe kështu kjo u bllokua,” – tha skulptori.

Balani tentoi t’ia sillte në vëmendje kryebashkiakut aktual të Tiranës, por çdo tentativë e tij ka rezultuar pa sukses.

 “Pastaj unë bëra disa ndërhyrje nëpërmjet disa miqve e deputetëve dhe u mor vendimi që shtatorja do të vendoset, por i mbetej në kompetencë bashkisë. Nga bashkia nuk u dëgjua kush. Pastaj marr përsipër dhe i bëj një letër kryetarit të bashkisë së Tiranës, z. Erjon Veliaj,” – tregoi ai.

Pa përmendur shpenzimet monetare, të cilat ende nuk i ka marrë, Balani lipset të shohë prej 9 vjetësh një punë kolosale në një parking hoteli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026