Tone pozitive nga Bullgaria për heqjen e vetos ndaj RMV-së

22 Qershor 2022 | 12:16

Ka tone pozitive nga presidenti i Bullgarisë, por edhe nga opozita bullgare për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut dhe hapjen e rrugës për negociatat me BE-në.

Gazetarja Ferikan Iljazi raportoi nga Shkupi se autoritetet në RMV presin sa më shpejt një vendim të qeverisë bullgare, pasi nuk kanë shumë kohë për të humbur.

Ndërsa, sa i përket samitit mes BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimit, gazetarja raportoi se sinjalet janë që kryeministri i Maqedonisë së Veriut që nuk do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në takim.

Liderët e tre vendeve të nismës Open Ballkan pritet të dalin sot më një vendim zyrtar nëse do të marrin pjesë në samitin e Bashkimit Europian që mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel.

Një ditë parë, kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevksi kanë vënë në dyshim pjesëmarrjen në samitin e BE.

Sipas tyre, në këtë samit nuk do të ketë asnjë vendim për hapjen e negociatave zyrtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të Vetos së Bullgarisë. Mos marrja nga BE e një vendimi pozitiv për dy vendet, sipas kryeministrit Rama e bënë të panevojshme praninë e tyre në samitin e BE.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026