Subjekti i OFL-së dërgon të gjithë fshatin në gjyq

22 Qershor 2022 | 12:41

I gjithë fshati në gjyq. Është kjo historia e pazakontë e një procesi gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Bëhet fjalë për një dosje të Operacionit Forca e Ligjit (OFL), ku Struktura e Posaçme (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së Bektash Shtëpënjës, pasi djali i tij rezulton i dënuar në itali.

Për të justifikuar dy shtëpitë, një garazh dhe një automjet, si dëshmitarë janë thirrur 240 fermerë të fshatit Kozare në Kuçovë.

Fermerët në fshatin Kozare në Kuçovë

Deri më tani janë pyetur rreth 120 prej tyre. Fshatarët kanë dëshmuar se pagesën për korrjen e grurit dhe të mbjellat, Bektashit ja jepnin në dorë dhe se punët i bëjnë vetë pasi të rinjtë kanë emigruar.

Bektash Shtëpënja

Ata kanë thënë se Bektashi ka korrur grurin në fshat që prej 1991-shit dhe se këtë vit është rritur çmimi për shkak të shtrenjtimit të naftës.

Toka e mbjellë me grurë

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026