Mbetjet në Durrës, Rama merr vendimin: S’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për situatën jo të mirë që është krijuar nga plehrat në bashkinë e Durrësit.
Me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, shefi i mazhorancës thotë se nuk do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë gjatë kësaj faze që ai e quan si “fazë tranzicioni”.
Ai shton se nuk duhet keqpërdorur shqetësimi i durrsakëve për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë, të cilat sipas Ramës ushqehen përmes lajmeve të gënjeshtërta.
“Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!”, shkruan Rama.
Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!
— Edi Rama (@ediramaal) June 16, 2020
Në një konferencë për shtyp, numri dy i selisë blu të enjten e kaluar, Edi Paloka akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se mbylli qëllimisht vendgrumbullimin e plehrave të Durrësit për të shtuar të ardhurat e inceneratorit të Tiranës, i cili sipas marrëveshjes koncensionare paguhet me para publike për çdo sasi mbetjesh urbane që trajton.
“Në kulmin e pandemisë, përmes një tenderi të paracaktuar, u mbyll vend-depozitimi i mbetjeve në Porto Romano të Durrësit. Më pas mbetjet e Durrësit u shpërndanë në disa vende të dukshme, më vonë mafia e la qytetin pa pastruar në mënyrë që qytetarët të mërziten dhe të mos interesohen për aferën korruptive prej 100 milionë eurosh për largimin e plehrave nga qyteti. Në fund i dogjën publikisht në Manzë për të tërhequr vëmendje si nga Tirana ashtu edhe nga Durrësi,”, u shpreh Paloka.
Lexoni gjithashtu:
Durrësi noton në plehra, mbyllja e landfillit të Porto Romanos shkakton ndotje masive
Mbetjet e Durrësit, eksperti i mjedisit Ferruni: Politika aktuale vështirë të ndryshojë gjë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta