‘Fund hegjemonisë së Perëndimit’, Putin: Bota ka nevojë për sistem multipolar

23 Qershor 2022 | 19:44

Pak ose aspak referencë për Ukrainën dhe shumë kritika për Perëndimin karakterizuan fjalimin e Vladimir Putin në forumin BRICS.

Presidenti rus bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh mes ekonomive në zhvillim, si mënyrë për të dalë nga kriza ekonomike globale.

“Vetëm përmes një bashkëpunimi të ndershëm dhe me përfitim reciprok mund të gjejmë rrugën për të dalë nga kriza që ka përfshirë ekonominë botërore, si pasojë e veprimeve të sëmura dhe egoiste të disa vendeve”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë.

Por përtej bashkëpunimit, synimi i Putin mbetet ndryshimi i rendit botëror dhe zhbërja e hegjemonisë së Perëndimit.

“Jemi të bindur se tani, më shumë se kurrë, lidershipi i vendeve të BRICS-it nevojitet për të zhvilluar një kurs unifikues dhe pozitiv drejt formimit të një sistemi multipolar të marrëdhënieve ndër-qeveritare”, u shpreh Putin.

Me përfshirjen e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, grupi BRICS bën së bashku vendet kryesore me ekonomitë në zhvillim. Prej tyre, vetëm Brazili ka vendosur sanksione ndaj Moskës për agresionin ndaj Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026