Khaby Lame rezulton më i ndjekuri në TikTok, mbi 142 mln ndjekës

24 Qershor 2022 | 12:48

Komediani Khaby Lame është bërë zyrtarisht ylli më i ndjekur i TikTok në planet.

Lame, 22 vjeç, arriti 142.5 milionë ndjekës të enjten mbrëma, duke rrëzuar nga froni influencuesin e Amerikës së Veriut Charli D’Amelio, i cili kishte mbajtur vendin e parë që nga viti 2020.

Me emrin në TikTok @khaby.lame, ylli i rrjeteve sociale ka lindur në Senegal, por është rritur në Itali dhe ka punuar më parë në një fabrikë.

Ai iu bashkua platformës në mars 2020, pasi humbi punën. Lame fitoi popullaritet në aplikacion me videot e tij humoristike, por pa fjalë teksa imitonte Tik Tokers të tjerë.

Gjatë karrierës dyvjeçare, ai ka arritur marrëveshje fitimprurëse sponsorizimi me njerëz si Hugo Boss, pavarësisht fillimeve të tij modeste.

Shumica e videove të Lame grumbullojnë miliona shikime, me videon e tij më të njohur TikTok që ka më shumë se 300 milionë shikime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026