Gjykata e Lartë e SHBA-së ndalon abortin

24 Qershor 2022 | 19:26

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara i ka dhënë fund mbrojtjes kushtetuese për abortin, që ka qenë në fuqi prej thuajse 50 vitesh, me një vendim që pritet ta bëjë këtë praktikë shëndetësore të paligjshme në thuajse gjysmën e shteteve amerikane.

“Këtë mëngjes, krahu radikal i Gjykatës Supreme zhbëri të drejtat e qytetarëve amerikanë, duke vënë në rrezik sigurinë shëndetësore të tyre. Por Kongresi do të vazhdojë betejën për ta tejkaluar këtë akt ekstremist dhe për të mbrojtur qytetarët tanë”, thotw Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, SHBA.

Ndaj vendimit reagoi ish-presidenti Obama, i cili përmes një postimi në Twitter u shpreh se gjykata i hoqi qytetarëve të drejtën personale për të vendosur përballë kapriçove të politikanëve.

Ndërsa ish-zëvendës presidenti Mike Pence deklaroi se me zhbërjen e ligjit të mëparshëm një epokë e re ka lindur për kauzën e jetës.

Vendimi, i marr nga shumica konservatore e gjykatës dhe i pamendueshëm vetëm pak vite më parë, përbën kulmimin e përpjekjeve dhjetëravjeçare të kundërshtarëve të abortit.

Krahu i djathtë i gjykatës ishte përforcuar dhe i nxitur nga tre gjyqtarë të caktuar nga ish-presidenti Donald Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026