Nis mbyllja e klinikave në SHBA pas vendimit për abortin
Klinikat kanë filluar të mbyllen në disa shtete amerikane pasi një vendim i Gjykatës së Lartë të premten hoqi të drejtën kushtetuese të grave amerikane për abort, shkruan BBC.
Rreth gjysma e shteteve pritet të vendosin kufizime ose ndalime të reja, ndërkohë 13 shtete kanë të ashtuquajturat ligje nxitëse që do të ndalojnë abortin brenda 30 ditëve.
Nuk kanè munguar protestat në disa shtete. Në Phoenix, Arizona, policia hodhi gaz lotsjellës pasi protestuesit sulmuan instiucionet qendrore. Në Los Anxhelos, protestuesit bllokuan për pak kohë trafikun në një autostradë.
Presidenti Joe Biden e përshkroi vendimin si “një gabim tragjik”.
“Gjykata parashtroi si arsyetim ligje shtetërore që kriminalizojnë abortin, të cilat dalin në vitet 1800. Me këtë vendim gjykata fjalë për fjalë e ktheu Amerikën 150 vjet mbrapa. Është një ditë e trishtuar për vendin, sipas mendimit tim”, tha Biden të premten.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet