Hapet në Danimarkë muzeu për refugjatët, që nga Lufta II Botërore

26 Qershor 2022 | 10:42

Në Danimarkë u përurua një muze i ri dedikuar refugjatëve që e kanë kthyer shtetin nordik në shtëpinë e tyre.

Muzeu me emrin “Flugt” u ngrit në vendin e një ish-kampi refugjatësh në Oksboel, një qytezë pranë bregut perëndimor të Danimarkës, 95 kilometra nga kufiri me Gjermaninë.

Ai synon të tregojë historinë e fluksit më të madh të refugjatëve që Danimarka ka parë ndonjëherë, atë të 250 mijë gjermanëve në fund të Luftës së Dytë Botërore.

“Kur dëgjon për refugjatët nëpër botë sot, dëgjon të flitet për numra të lartë, për shifra të pasakta dhe ndonjëherë për njerëz të shumtë që po vijnë në vendin tuaj. Por ne duam të tregojmë historinë prapa këtyre numrave, sepse ata janë njerëz”, thotë Claus Kjeld Jensen, drejtor i muzeut.

Drejtuesi i muzeut tha se do të pasqyrojë edhe emigracionin e ditëve të sotme, si për shembull eksodet e refugjatëve nga Vietnami, Kili, Bosnja, Siria, Afganistani dhe më së fundmi Ukraina.

Në muret e muzeut janë ngritur edhe ekrane të mëdha, ku vizitorët mund të dëgjojnë historitë e refugjatëve.

Muzeu, që ka kushtuar 16 milionë euro, është financuar nga donatorë privatë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026