Rusia e Kina shqetëson G7, mbështetje për Ukrainën, kërkohet ndalimi i arit rus

27 Qershor 2022 | 08:48

Lufta e Rusisë në Ukrainë, dominon takimin në Gjermani të liderëve të ekonomive më të pasura të botës, qoftë nevoja për të shfaqur një unitet të dukshëm, apo  diskutime mbi mënyrat e minimizimit të efektit të saj në rritjen e çmimeve globale të ushqimeve dhe kostove të energjisë.

Në nisje të takimit, fuqitë botërore thanë se do të ndalojnë eksportet e arit nga Rusia, çka pritet të shtojë tensionet me Moskën.

Kancelaria gjermane, mikpritëse e samitit nënvizoi nevojën që G7 të marrë së bashku përgjegjësitë.

“Të gjitha vendet e G7 janë të shqetësuara për krizat me të cilat po përballemi aktualisht. Rënia e normave të rritjes në disa vende, rritja e inflacionit, mungesa e lëndëve të para dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit nuk janë sfida të vogla me të cilat përballemi. Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të marrim përgjegjësitë së bashku”, tha Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.

Por përveç diskutimeve për luftën, udhëheqësit e G7-s njoftuan gjithashtu një iniciativë infrastrukturore prej 600 miliardë dollarësh, një e treta e saj e siguruar nga Shtetet e Bashkuara, që është krijuar për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në vendet në zhvillim.

“Ne jemi këtu sot sepse po e ndërmarrim këtë angazhim në koordinim me njëri-tjetrin për të maksimizuar ndikimin e punës sonë. Së bashku  synojmë të mobilizojmë afro 600 miliardë dollarë deri në vitin 2027”, tha Joe Biden, president i SHBA-së.

Në samitin që zgjat deri më 29 qershor ka takime të shumta dypalëshe, ndërsa liderët e Indisë, Argjentinës dhe Afrikës së Jugut janë ndër vendet e tjera të ftuara për t’iu bashkuar diskutimeve. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’i drejtohet G7 përmes videos.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026