OBSH: Lija e majmunëve nuk përbën ende një emergjencë shëndetësore globale

27 Qershor 2022 | 09:16

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se përhapja e rasteve me linë e majmunëve në më shumë se 50 vende të botës, duhet monitoruar, por se situata nuk ka arritur deri në pikë sa të shpallet një emergjencë shëndetësore globale.

Në një deklaratë, komiteti i urgjencës i OBSH-së bëri me dije  se shumë aspekte të përhapjes së lisë së majmunëve ishin “të pazakonta” dhe shtoi se sëmundja, e cila është endemike në disa vende afrikane, është lënë ‘pas dore’ për vite me radhë, shkruan Euronews.

“Ndërsa disa anëtarë shprehën pikëpamje të ndryshme, komiteti vendosi me konsensus të këshillojë Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së, se në këtë fazë e përhapjes nuk përbën një emergjencë globale shëndetësore”, tha OBSH në një deklaratë.

Megjithatë, OBSH-ja vuri se kërkohet një përgjigje intensive në kontrollin e përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Së fundmi, Bashkimi Evropian ka blerë 110 mijë doza të vaksinës kundër lisë së majmunëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026