Suedia e Finlanda drejt NATO-s, si përfundoi neutraliteti i 2 shteteve
Pushtimi rus i Ukrainës i dha fund neutralitetit historik të Finlandës dhe Suedisë, një parim që i mbajti këto shtete jashtë mosmarrëveshjeve dhe luftërave ndërkombëtare për dekada. Arsyet që i shtynë ata ta adoptonin këtë vendim ishin krejt të ndryshme, por të dyja kanë të bëjnë me Rusinë.
Suedia përqafoi neutralitetin në fillim të shekullit të 19-të pasi pësoi një disfatë traumatike gjatë Luftërave të Napoleonit në të cilat humbi shumë zotërime, duke përfshirë Finlandën, e cila u bë pjesë e Rusisë.
Pushtimi i Finlandës nga Bashkimi Sovjetik në 1939 ishte gjithashtu traumatik. Megjithëse trupat finlandeze arritën të ndalonin përparimin e Ushtrisë së Kuqe, Finlanda humbi Karelinë, 10% të territorit me të cilin shpalli pavarësinë e saj në 1917.
Që atëherë, kufijtë e saj ishin të paqëndrueshëm dhe pushtimi sovjetik (1939) e shtyu qeverinë finlandeze për t’u bërë aleat me Gjermaninë naziste, një zgjedhje që ata përfunduan duke paguar e duke humbur edhe më shumë tokë. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Helsinki ra dakord të ishte një vend neutral në këmbim të ruajtjes së autonomisë së tij politike.
Gjatë Luftës së Ftohtë, neutraliteti i lejoi Suedisë dhe Finlandës të mbanin marrëdhënie të mira me Perëndimin dhe Bllokun Sovjetik dhe të ndërmjetësonin mes tyre nëse ishte e nevojshme. Por pas rënies së Murit të Berlinit në 1989 dhe shpërbërjes së mëvonshme të Bashkimit Sovjetik në 1991, të dyja vendet iu drejtuan Perëndimit.
Neutraliteti politik ishte thyer, por neutraliteti ushtarak ishte ende në fuqi… Edhe pse ata kryenin manovra të shpeshta ushtarake së bashku me NATO-n, në ajër kishte një ndjenjë sigurie. Megjithatë, aneksimi rus i gadishullit ukrainas të Krimeas në 2014 ndryshoi diçka dhe kambanat nisën të bien më 24 shkurt kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Moska u akuzua se u përpoq të rishkruante rezultatin e Luftës së Ftohtë, të rivizatonte hartat dhe të riintegronte në kufijtë e saj territore që ishin nën dominimin e saj në të kaluarën.
Nga njëra ditë në tjetrën, mendimet qartësisht në favor të anëtarësimit në NATO po fitonte terren në të dy vendet. Qeveritë u lëvizën nga partitë politike dhe mbështetja ishte pothuajse unanime.
Parlamentet në Finlandë e Suedi ratifikuan pa asnjë problem vendimin për të aplikuar në NATO çka u garanton mbrojtje nëse sulmohen nga një shtet i tretë.
Një rrugëtim i cili po has në kundërshtinë e Turqisë, një vend anëtar i Aleancës.
Pasi u zgjidhën shpejt formalitetet ligjore, të dy vendet bashkërisht paraqitën kërkesën e tyre për t’u anëtarësuar në Aleancën Atlantike më 18 maj.
Vendimi u mirëprit nga të gjithë anëtarët, përveç Turqisë, e cila i kritikon, veçanërisht Suedinë, për pritjen që iu bënë aktivistëve kurdë të PKK-së. Në samitin e NATO-s më 28-30 qershor diskutohet gjerësisht strategjia e zgjerimit të Aleancës.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi