Erdogan takim me liderët e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin në NATO

27 Qershor 2022 | 12:12

Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan do të diskutojë me liderët e Suedisë dhe Finlandës të martën, në lidhje me anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake të NATO-s.

Lajmin e bëri të ditur  zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, shkruan Reuters.

“Do të ketë një samit në nivel liderësh me pjesëmarrjen e presidentit tonë në Madrid me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s”, tha ai.

Kalin u shpreh se Turqia dhe vendet nordike kishin rënë dakord kryesisht për çështjet që mbajnë pezull anëtarësimin e tyre në aleancë.

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u bërë pjesë e NATO-s, për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Por Turqia ka deklaruar se nuk e mbështet anëtarësimin, pasi  akuzon dy vendet nordike se strehojnë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Ky grup është konsideruar nga Turqia si një organizatë terroriste dhe pasuesit e Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e grushtit të shtetit të vitit 2016.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026