Avokatët në Korçë, bojkot pa afat për seancat gjyqësore
Avokatët në Korçë i janë rikthyer seancave për masat e sigurisë, pas bojkotit dy ditor.
Megjithatë, zv.kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Nevzat Tarelli është shprehur se do të vazhdohet bojkoti pa afat i seancave gjyqësore.
Përjashtim bëjnë masat e sigurimit personal dhe masat për sigurimin e padisë.
“Ky vendim ka ardhur për të mos krijuar kolaps në sistemin gjyqësor, por për të treguar qëndrimin tonë për të ndryshuar atë pjesë nga ky variant i hartës që ne e konsiderojmë të papranueshme. Nuk kemi asnjë lloj tërheqje, kemi bojkotuar edhe masat e sigurimit personal për dy ditë duke i lënë gjykatës hapësirën për të rakorduar punën”, është shprehur Tarelli.
Ai theksoi se avokatët janë mbështetur nga deputetë të qarkut të Korçës, si dhe nga bashkia.
Pak ditë më parë, Dhoma e Avokatisë në Korçë mori vendim për bojkotimin e seancave për masat e sigurisë, në datat 24 dhe 25 qershor.
Avokatët e Korçës kanë bojkotuar qindra seanca duke shkaktuar krizë në sistemin e drejtësisë, për shkak se janë shprehur kundër hartës së re gjyqësore.
Harta e re gjyqësore ka sjellë debate e kundërshti. Ajo parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta