30 qershori është afati i fundit për fiskalizimin, thirrja nga Tatimet
10% e bizneseve të vogla nuk janë të fiskalizuara. Afati i fundit që është vendosur për të ndryshuar sistemin e faturës nga kasa fiskale në faturë elektronike është data 30 qershor.
Pas këtij afati, tatimet do të ndëshkojnë me gjobë të gjithë tatimpaguesit që janë në shkelje.
Deri tani janë 108 mijë biznese që kanë implementuar fiskalizimin dhe 4500 të tjerë ndodhen në proces të nxjerrjes të certefikatës elektronike.
Detyrimin për të përdorur sistemin e fiskalizimit e kanë të gjithë bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë, pavarësisht nëse nuk janë të regjistruar në përgjegjësinë tatimore me TVSH.
Fiskalizimi nisi të zbatohet në janar të vitit të shkuar për kompanitë që presin fatura për institucionet shtetërore, ndërsa në shtator zbatimi i tij u zgjerua edhe për bizneset që shesin për konsumatorët, por qeveria shtyu vendosjen e gjobave deri më 1 korrik të këtij viti.
Zbatimi i këtij procesi do të sjellë një sistem të ri në mënyrën se si raportohen shitjet, të cilat do të regjistrohen në kohë reale dhe do të mundësojnë kontroll më efikas të autoriteteve tatimore në luftën kundër informalitetit.
Kostot mesatare të këtij procesi variojnë nga 147 euro për ata që do të përshtatin kasën fiskale me sistemin e ri, në 312 euro për ndërmarrjet që instalojnë softëarin në kompjuter, e deri në 792 euro për bizneset e mëdha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta